Preshevë: Prezantohet aplikacioni Android për migrantë "Asylum in Serbia" (Foto)
Lokale

Preshevë: Prezantohet aplikacioni Android për migrantë "Asylum in Serbia" (Foto)

10.Oct.2015 19:53
0
Qendra për mbrojtje dhe ndihmë kërkuesve të azilit sot në Preshevë ka prezantuar aplikacionin për pajisjet Android "Asylum in Serbia", përmes së cilit refugjatët të cilët vijnë në Serbi do të kenë mundësinë që në një vend të marrin të gjitha informacionet për të cilat kanë nevojë.

Radosh Gjuroviq nga kjo qendër ka thënë për Tanjugun se për herë të parë në Serbi, rajon, ndoshta edhe në Evropë, është krijuar një aplikacion i tillë, e cila refugjatëve do t’i mundësojë qasje në të gjitha informacionet edhe ate në gjuhën angleze, arabisht dhe persisht.

“Në aplikacion janë të gjitha informacionet, nga procedura, qendrat e pranimit, të drejtat e tyre dhe obligimet, institucionet, numrat e rëndësishëm të telefonit, hoteleve, mundësinë e paraqitjes së rasteve të dhunës dhe keqpërdorimeve, çka nëse kanë sëmundje, çka nëse dikush i ka kërkuar të paguajnë më shumë se sa duhet, lista e këmbimit, linjat e autobusit”, ka shpjeguar Gjuroviq, transmeton Titulli.com.

Aplikacioni për telefonat Android, të cilat i shfrytëzojnë shumica e migrantëve, ofron edhe një numër të shërbimeve të rëndësishme të informacioneve nga lista e bankave, postës, institucioneve shëndetësore, telefonave të rëndësishëm, hartën e rrugëve, parashikimin e motit, gjendjen në kufi...

Gjuroviq ka paralajmëruar se është duke u punuar në ndërtimin e aplikacionit të njëjtë edhe për pajisjet në sistemin Windows dhe për IPhone dhe se së shpejti edhe ato do të jenë në dispozicion.

“Me këtë kemi mundësuar që edhe refugjatët të inkuadrohen në sistem. Po përpiqemi që ky aplikacion të bëhet rajonale”, ka thënë Gjuroviq, duke nënvizuar se ky aplikacion do të azhurnohet çdo ditë.

Migrantëve i është demonstruar edhe mënyra e instalimit dhe punës me aplikacionin “Asylum in Serbia”, ndërsa janë shpërndarë edhe fletëpalosje për aplikacionin dhe të gjitha informatat e nevojshme. /Titulli.com/

Aplikacioni ASYLUM IN SERBIA

 

Shkollat shqipe në Bujanoc të degraduara dhe në nivelin më të ulët arsimorë
Refugjatët në Preshevë: Të lagur e me rroba vere
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration